Shërbimet

"Për të ofruar shërbim të vërtetë duhet të shtoni diçka që nuk mund të blihet apo të matet me para, dhe kjo është sinqeriteti dhe integriteti"-Alden Adams.

Previous slide
Next slide

Konsulencë mjedisore

INQ Project kryen vlerësime paraprake, hartëzim, anketime dhe kampionime, përfshi studime fizibiliteti të plota me qëllim analizimin dhe karakterizimin e zonave që do t’i nënshtrohen rehabilitimit mjedisor. Ne realizojmë gjithashtu censuse, vlerësime risku, programe mirëmbajtje dhe monitorimi të komponentëve ose materialeve që ndotin mjedisin. 

Si pjesë e Grupit ITQ, në partneritet me Biosearch Ambiente s.r.l. që vepron si partner teknologjik dhe kërkimor, INQ Project është shoqëria e parë në Shqipëri që realizon aktivitete të biorehabilitimit. Nëse jeni të interesuar të dini më shumë për këtë teknologji dhe fushat e përdorimit.

 BIOREHABILITIMI

Largimi i asbestit të ngjeshur dhe të thërrmueshëm

Në bashkëpunim personelin dhe pajisjet e specializuara të Gruppo ITQ, realizojmë me shpejtësi dhe profesionalizëm heqjen, inkapsulimin dhe transportin e sigurtë të amiantit të ngjeshur në vendin e asgjesimit, pa penguar aktivitetin ditor të biznesit apo banorëve.

Jemi shoqëria tregtare e vetme e specializuar dhe licensuar për largimin e asbestit të thërrmueshëm duke e kufizuar zonën në një kuti hermetike ku operatorët e specializuar kryejnë operacionet e parashikuara për eliminimin dhe largimin e materialeve ndotëse vetëm përmes një tuneli dekontaminimi.

Previous slide
Next slide

Trajtimi i tokave të ndotura

INQ Project realizon çdo aktivitet që lidhet me kampionimin, analizën e deri tek karakterizimi i tokës. Në bashkëpunim me personelin dhe pajisjet e specializuara të Gruppo ITQ, ne e rehablitojmë të gjithë zonën duke larguar tokën e ndotur nëpërmjet inkapsulimit dhe paketimit në ballo të posaçme. 

WhatsApp Image 2022-01-25 at 09.31.17

Konsulencë mjedisore

DJI_0841

Trajtimi i tokave të ndotura​

Biorehabilitimi​

largimi i asbestit

Largimi i asbestit të ngjeshur dhe të thërrmueshëm