Cilësia

"Cilësia nuk është e shtrenjtë, është e paçmuar"

Fokusi tek mjedisi

INQ Project punon çdo ditë për të rikthyer mjedisin e shëndetshëm për komunitetin duke gjetur zgjidhje me ndikim sa më minimal, edhe në rrethana nga më komplekset.

Siguria dhe ligjshmëria

INQ Project kryen ndërhyrje për rehabilitimin mejdisor në përputhshmëri absolute me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi për të mbrojtur mjedisin, klientët dhe bashkëpunëtorët tanë.

Procedurat organizative

INQ Project administron çdo porosi me një proces të artikuluar në përsosmëri, nën drejtimin e departamenteve të kualifikuara brenda shoqërisë, për të ofruar një shërbim të shpejtë, të gjurmueshëm dhe të sigurt.

Kualifikimi dhe përditësimi

INQ Project e riinveston fitimin për rritjen si shoqëri tregtare, duke u fokusuar veçanërisht në kualifikimin, përditësimin dhe zgjerimin e personelit të saj. Kjo garantohet nëpërmjet lidhjes së ngushtë me qarqet akademike në fushën e menaxhimit të mjedisit dhe burimeve natyrore në Shqipëri.

Mbrojtja e klientëve tanë

INQ Project adopton procese ndërhyrje me impakt zero në aktivitetet e ndërhyrjeve për largimin e mbetjeve, duke garantuar efikasitetin e veprimarisë së klientëve tanë edhe gjatë procesit rehabilitues.