Kush jemi

Pjesë e Grupit ITQ

Shoqëria tregtare INQ Project është pjesë e Grupit ITQ me një përvojë 10 vjeçare në fushën e pastrimit të zonave të ndotura nga asbesti, mbetje industriale e urbane përfshi transportin e tyre deri në asgjesim, si dhe rehabilitimit mjedisor të këtyre pikave të nxehta mjedisore (hot–spot), shkatërrimit të ndërtesave, ndërtimit të rrugëve dhe objekteve të tjera me ndikim të ulët mjedisor.

Duke qenë një shoqëri e re, INQ Project shfrytëzon ekspertizën e Grupit ITQ dhe shoqërive të tjera italiane,

pjesë e konsorciumeve të mëdha, për të ofruar ekspertizë në projektimin dhe studimet e fizibilitetit për pastrimin e zonave të ndotura nga mbetjet urbane, mbetjet inerte, mbetjet industriale para dhe pas viteve 1990, madje edhe zonat e ndotura nga hidrokarburet.

A6605967Persone IMPIEGATI_