Cfarë është BIOREHABILITIMI
Biorehabilitimi
është një seri teknologjish rehabilituese që bazohen tek veprimi i
mikroorganizmave që janë natyrshëm të pranishëm në mjedis, edhe kur ky është i
ndotur, të cilët kur stimulohen me metodën e duhur, arrijnë të degradojnë dhe
detoksifikojnë substancat ndotëse, të cilat përdoren prej tyre si një burim
ushqimi ose bëhen të padëmshme.
Ndërhyrjet
biorehabilituese kryhen më së shumti in situ, pa e larguar matricën e
ndotur dhe janë përcaktuese për shumicën e ndotësve mjedisorë më të shpeshtë.
Tipet e ndotësve që
mund të pastrohen me sistemet e biorehabilitimit përputhen me skenarët më
tipikë të ndotjes së tokës dhe ujërave nëntokësore në Shqipëri e më gjerë, të
tilla si hidrokarburet, solventët e klorinuar, metalet dhe ndotës të tjerë
organikë. Në këto raste, përveç zbatimit të masave të sigurisë që nuk lejojnë
përhapjen, është e mundur rehabilitimi tërësor i zonës, duke vepruar
drejtpërdrejt në burimin e ndotjes, i cili detoksifikohet nëpërmjet veprimit të
mikroorganizmave indigjenë.
INOVATIVE
Teknologjitë biorehabilituese të përcaktuara nga Grupi ITQ dhe Biosearch Ambiente përfaqësojnë sistemet e ndërhyrjes më të përparuara për rehabilitimin mjedisor, janë të zbatueshme në ndotje me pikë burimi dhe të përhapura, madje edhe në mungesë të një modeli konceptual të përcaktuar, si dhe zotërojnë standardet më të larta të qëndrueshmërisë mjedisore dhe ekonomike.
TË QËNDRUESHME
Sistemet e biorehabilitimit të zbatuara nga Grupi ITQ dhe Biosearch Ambiente s.r.l., të cilat futen për herë të parë në Shqipëri nga INQ Project, bëjnë të mundur zvogëlimin deri në 70% të kostove të rehabilitimit krahasuar me sistemet tradicionale të ndërhyrjes.
Efektiviteti, qëndrueshmëria mjedisore dhe ekonomike e bëjnë biorehabilitimin zgjidhjen më të mirë për zona të ndotura të përhapura në Shqipëri nga aktiviteti industrial, nxjerrjes së naftës, etj. në përputhje me kriterin e vlerësimit të përkufizuar B.A.T.N.E.E.C. të Bashkimit Evropian.
EFEKTIVE
Teknologjitë biorehabilituese të përcaktuara nga Grupi ITQ dhe Biosearch Ambiente që INQ Project synon të përhapë dhe zbatojnë në Shqipëri janë zbatuar me sukses si në rehabilitimin mjedisor ashtu edhe në sigurimin për frenimin e përhapjes së ndotjes. Këto janë sisteme dinamike dhe që përshtaten sipas rrethanave, të cilat modulohen mbi bazën e monitorimit të rezultateve dhe kanë aftësinë të zgjidhin problemet e ndotjes duke vepruar drejtpërdrejt në burim.
REHABILITIMI I PIKAVE TE NXEHTA NË SHQIPËRI
INQ Project, me përvojën e Grupi ITQ në trajtimin e zonave të ndotura dhe mbetjeve të rrezikshme dhe teknologjinë e patentuar të Biosearch Ambiente s.r.l , përmes një njohje nga afër të problemeve mjedisore, të cilat përfshijnë gjithashtu realizimin e testimeve me mikroorganizma në laboratorë të akredituar në mikrobiologjisë mjedisore dhe testeve fushore, të kryera drejtpërdrejt mbi matricat e ndotura, përcaktojnë zgjidhjen specifike që duhet të ndiqet për çdo hot-spot me synim rehabilitimin e funksioneve vitale të matricave mjedisore.Efektiviteti, qëndrueshmëria mjedisore dhe ekonomike e bëjnë biorehabilitimin zgjidhjen më të mirë për zona të ndotura të përhapura në Shqipëri nga aktiviteti industrial, nxjerrjes së naftës, etj. në përputhje me kriterin e vlerësimit të përkufizuar B.A.T.N.E.E.C. të Bashkimit Evropian.
Zbulo testet
Nëpërmjet Laboratorit të Biosearch Ambiente s.r.l., INQ Project mund të realizojë për klientët e saj testin e biogjurmueshmërisë, një instrument i pazëvendësueshëm për:
• zgjedhjen e zgjidhjes optimale për ndërhyrje
• vlerësimi i fizibilitetit të një ndërhyrje biorehabilituese
• përcaktimi i variablave operacional
Testi i Mikrokozmosit
METODA
REZULTATET
• Kushtet optimale për zvogëlimin e ndotjes
• Faktorët kufizues
• Kinetikat e reagimit
• Tipet e substancave që do të përdoren dhe sasisë ekzakte të nevojshme për objektivin rehabilitues
• Nënproduktet e reaksionit
Zbatimi i kësaj metode na lejon të:
• Përcaktojmë variablat operacionalë për të optimizuar afatet dhe efektivitetin e procesit biorehabilitues
• Zbatimit dhe monitorimit të ndërhyrjeve
NDOTËSIT QË TRAJTOJMË