Cfarë është BIOREHABILITIMI

Biorehabilitimi është një seri teknologjish rehabilituese që bazohen tek veprimi i mikroorganizmave që janë natyrshëm të pranishëm në mjedis, edhe kur ky është i ndotur, të cilët kur stimulohen me metodën e duhur, arrijnë të degradojnë dhe detoksifikojnë substancat ndotëse, të cilat përdoren prej tyre si një burim ushqimi ose bëhen të padëmshme.

Ndërhyrjet biorehabilituese kryhen më së shumti in situ, pa e larguar matricën e ndotur dhe janë përcaktuese për shumicën e ndotësve mjedisorë më të shpeshtë.

Tipet e ndotësve që mund të pastrohen me sistemet e biorehabilitimit përputhen me skenarët më tipikë të ndotjes së tokës dhe ujërave nëntokësore në Shqipëri e më gjerë, të tilla si hidrokarburet, solventët e klorinuar, metalet dhe ndotës të tjerë organikë. Në këto raste, përveç zbatimit të masave të sigurisë që nuk lejojnë përhapjen, është e mundur rehabilitimi tërësor i zonës, duke vepruar drejtpërdrejt në burimin e ndotjes, i cili detoksifikohet nëpërmjet veprimit të mikroorganizmave indigjenë.

1568482

INOVATIVE

Teknologjitë biorehabilituese të përcaktuara nga Grupi ITQ dhe Biosearch Ambiente përfaqësojnë sistemet e ndërhyrjes më të përparuara për rehabilitimin mjedisor, janë të zbatueshme në ndotje me pikë burimi dhe të përhapura, madje edhe në mungesë të një modeli konceptual të përcaktuar, si dhe zotërojnë standardet më të larta të qëndrueshmërisë mjedisore dhe ekonomike.

unnamed

TË QËNDRUESHME

Sistemet e biorehabilitimit të zbatuara nga Grupi ITQ dhe Biosearch Ambiente s.r.l., të cilat futen për herë të parë në Shqipëri nga INQ Project, bëjnë të mundur zvogëlimin deri në 70% të kostove të rehabilitimit krahasuar me sistemet tradicionale të ndërhyrjes.
Efektiviteti, qëndrueshmëria mjedisore dhe ekonomike e bëjnë biorehabilitimin zgjidhjen më të mirë për zona të ndotura të përhapura në Shqipëri nga aktiviteti industrial, nxjerrjes së naftës, etj. në përputhje me kriterin e vlerësimit të përkufizuar B.A.T.N.E.E.C. të Bashkimit Evropian.

4371462

EFEKTIVE

Teknologjitë biorehabilituese të përcaktuara nga Grupi ITQ dhe Biosearch Ambiente që INQ Project synon të përhapë dhe zbatojnë në Shqipëri janë zbatuar me sukses si në rehabilitimin mjedisor ashtu edhe në sigurimin për frenimin e përhapjes së ndotjes. Këto janë sisteme dinamike dhe që përshtaten sipas rrethanave, të cilat modulohen mbi bazën e monitorimit të rezultateve dhe kanë aftësinë të zgjidhin problemet e ndotjes duke vepruar drejtpërdrejt në burim.

1684426

REHABILITIMI I PIKAVE TE NXEHTA NË SHQIPËRI

INQ Project, me përvojën e Grupi ITQ në trajtimin e zonave të ndotura dhe mbetjeve të rrezikshme dhe teknologjinë e patentuar të Biosearch Ambiente s.r.l , përmes një njohje nga afër të problemeve mjedisore, të cilat përfshijnë gjithashtu realizimin e testimeve me mikroorganizma në laboratorë të akredituar në mikrobiologjisë mjedisore dhe testeve fushore, të kryera drejtpërdrejt mbi matricat e ndotura, përcaktojnë zgjidhjen specifike që duhet të ndiqet për çdo hot-spot me synim rehabilitimin e funksioneve vitale të matricave mjedisore.Efektiviteti, qëndrueshmëria mjedisore dhe ekonomike e bëjnë biorehabilitimin zgjidhjen më të mirë për zona të ndotura të përhapura në Shqipëri nga aktiviteti industrial, nxjerrjes së naftës, etj. në përputhje me kriterin e vlerësimit të përkufizuar B.A.T.N.E.E.C. të Bashkimit Evropian.

Zbulo testet

Testi i Biogjurmueshmërisë Zbatimi i sistemeve të rehabilitimit mbështetur tek biorehabilitimi kërkon mjeshtëri dhe njohuri për planifikimin dhe menaxhimin optimal të ndërhyrjes që pak kompani i kanë. Testi i biogjurmueshmërisë është një prej hapave të parë në procesin e projektimit të ndërhyrjes dhe shpesh kërkohet nga trupa kontrolli si provë për fizibilitetin e ndërhyrjes.

Nëpërmjet Laboratorit të Biosearch Ambiente s.r.l., INQ Project mund të realizojë për klientët e saj testin e biogjurmueshmërisë, një instrument i pazëvendësueshëm për:

• zgjedhjen e zgjidhjes optimale për ndërhyrje
• vlerësimi i fizibilitetit të një ndërhyrje biorehabilituese
• përcaktimi i variablave operacional
Testi i Mikrokozmosit
Kompleksiteti i një ndërhyrje biorehabilituese zvogëlohet ndjeshëm nëse projektohet me kujdes nëpërmjet një testi laboratorik specifik. Testet kryhen në reaktorët (mikrokozmoset) e Laboratorit të mikrobiologjisë mjedisore të Biosearch Ambiente s.r.l. me qëllim që të:
• riprodhohen in vitro kushtet fushore
• testohen faktorët që konsiderohen të dobishëm për zvogëlimin e ndotësve

METODA

Metoda e integruar e propozuar nga Gruppo ITQ dhe Biosearch Ambiente që INQ Project zbaton në Shqipëri dhe rajon, parashikon monitorimin për një periudhë kohore të paracaktuar parametrat kimikë, fizikë dhe mikrobiologjikë kryesorë. Testi mund të realizohet në mikrokozmosin e fazës së ngurtë, llum ose ujore, si në kushte aerobike ashtu edhe anaerobike. Testi përshtatet sipas nevojave specifike të klientit dhe ndotësit që do të trajtohet. Testi i mikrokozmit kryhet në një ose më shumë mostra përfaqësuese të zonën që do të rehabilitohet.

REZULTATET

Rezultatet e testit japin informacion në lidhje me:
• Kushtet optimale për zvogëlimin e ndotjes
• Faktorët kufizues
• Kinetikat e reagimit
• Tipet e substancave që do të përdoren dhe sasisë ekzakte të nevojshme për objektivin rehabilitues
• Nënproduktet e reaksionit
Zbatimi i kësaj metode na lejon të:
• Përcaktojmë fizibilitetin dhe disa tregues për afatet e ndërhyrjes biorehabilituese
• Përcaktojmë variablat operacionalë për të optimizuar afatet dhe efektivitetin e procesit biorehabilitues
• Zbatimit dhe monitorimit të ndërhyrjeve

NDOTËSIT QË TRAJTOJMË

Grupi ITQ dhe Biosearch Ambiente s.r.l., të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Menaxherëve Mjedisorë në Italii, ka kryer disa projekte rehabilitimi të tokave të ndotura dhe ujërave nëntokësore, duke demonstruar që biorehabilitimi është një teknologji që ofron zgjidhje definitive me qëndrueshmëri të lartë mjedisore dhe ekonomike.

HIDROKARBURET

Hidrokarburet, komponentët kryesorë të lëndëve djegëse si nafta, benzina apo vajguri, janë ndotësit më të rëndomtë të tokës, ujërave nëntokësore, sipërfaqësore dhe detare në disa bashki kryesore në Shqipëri. Sistemet e biorehabilitimit lejojnë biodegradimin e këtyre substancave përmes brendësimit në tokë të makro dhe mikroushqyesve dhe ajrimit të tokës.​

KROMI HEKZAVALENT​

Kromi hekzavalent është një prej ndotësve mjedisorë më të rrezikshëm në Shqipëri, si një vend i pasur me burime të kromit dhe një industri nxjerrësve intensive. Është shumë i tretshëm në ujë dhe kur mbërrin në ujërat nëntokësore lëviz lehtësisht duke krijuar shtëllunga ndotje. Nëse stimulohen me metodat e duhura, bakteret që gjenden natyrshëm në tokë dhe ujërat nëntokësore, janë në gjendje të reduktojnë kromin hekzavalent duke e transformuar me shpejtësi dhe në mënyrë të pakthyeshme në krom trivalent.

METALET

Metale si Nikeli, Zinku, Arseniku, Mërkuri, Hekuri dhe Mangani kanë ndotur shumë toka dhe ujëra nëntokësore në Shqipëri, veçanërisht si rezultat i industrive nxjerrëse dhe të rënda para viteve 1990. INQ Project realizon hulumtimet paraprake dhe në bashkëpunim me Grupin ITQ dhe Biosearch Ambiente s.r.l. lejon rehabilitimin e suksesshëm të këtij tipi ndotje.

SOLVENTËT E KLORINUAR​​

Solventët e klorinuar janë përdorur për vite të tëra në fushën civile dhe industriale, veçarisht para viteve 1990 duke krijuar hot-spote të tilla si ish-PVC dhe Fabrika e Sodës në Vlorë. Komponime të tilla si perkloretileni, trikloretileni ose kloroformi shkaktojnë ende një rrezik shumë serioz për banorët pranë këtyre zonave për shkak të toksicitetit dhe karçinogjenicitetit. Ndotja nga përbërje të organo-klorinuara mbërrin shpesh në ujërat nëntokësore. Biosearch Ambiente s.r.l. dhe Gruppo ITQ kanë zgjidhje efektive dhe definitive që konsistojnë në shfrytëzimin e baktereve që janë natyrshëm të pranishme në vatra të ndotura duke i degraduar këto komponime.

MTBE​

MTBE (metil ter butil eter) është një përbërje sintetike organike, e përdorur si aditiv për benzinën e gjelbër për të zëvendësuar tetraetilin e plumbit të përdorur në të kaluarën. Për shkak të tretshmërisë së lartë, MTBE përhapet në zona të gjera, ku, në mungesë të një procesi pastrimi, mbetet aty për një kohë të gjatë. Grupi ITQ dhe Biosearch Ambiente kanë zhvilluar një sistemi biorehabilitimi in situ në gjendje të zgjidhë edhe situatat me ndotje të përhapur.​

PCB – BIFENILET E POLIKLORINUARA​

Për shkak të toksicitetit të tyre për njerëzit dhe mjedisin dhe për shkak të stabilitetit të jashtëzakonshëm që ato kanë ndaj veprimit kimik, poliklorobifenilet janë shumë të rrezikshëm për organizmat e gjallë. Ndotja nga PCB-të rezulton veçanërisht alarmuese në zonat bujqësore. Në fakt, PCB-të mund të mbërrijnë tek njerëzit përmes zinxhirit ushqimor. Trajtimi i tipit biologjik (biorehabilitimi) për të pastruar tokat e ndotura me PCB përfaqëson mënyrën e vetme që duhet ndjekur ngaa pikëpamja e qëndrueshmërisë mjedisore dhe ekonomike per të zgjidhur ndotjen e përhapur nga këto ndotës të rrezikshëm.

FAZAT E REHABILITIMIT

Procesi i rehabilitimit për një zonë të ndotur është një proces kompleks dhe i ndërlikuar. INQ Project mund të vendosë në dispozicion të klientit (bashki, privatë) një ekip të kualifikuar në dispozicionin tuaj, në gjendje të ofrojë këshillim dhe t’ju shoqërojë gjatë fazave të ndryshme të parashikuara nga legjislacioni përkatës, duke ju ofruar teknologjitë dhe zgjidhjet më moderne me kosto të përballueshme dhe një impakt mjedisor të ulët.

HULUMTIMET PARAPRAKE

INQ Project ofron një ekzaminimi të përgjithshëm të gjendjes mjedisore. Rezultatet e këtij hulumtimi do të krahasohen me përqendrimin prag të ndotjes - CTC (Concentration Threshold Contamination) të përcaktuar në legjislacion dhe nëse është më i lartë, kjo zona përkufizohet si “potencialisht e ndotur”.

PLANI I KARAKTERIZIMIT

Procedura administrative që rezulton përfshin hartimin e Planit të Karakterizimit nga personi përgjegjës dhe administrata publike, brenda të cilës realizohen hulumtimet kimike dhe hidrogjeologjike të përcaktuara në Modelin Konceptual që përcakton origjinën e ndotjes dhe përhapjen e saj në zonë.

ANALIZA E RISKUT TË SHËNDETIT MJEDISOR

Faza e radhës e kësaj procedure ka të bëjë me zbatimin e Analizës së Riskut në zonën specifike. Nëse përqendrimet e ndotësve të zbuluara në zonë janë më të vogla se përqendrimi prag i riskut – RTC (Risk Threshold Concentrations) të përcaktuar nga procedura e Analizës së Riskut, nuk ka detyrim për t’u pastruar; nëse është më i lartë se RTC, zona përkufizohet si e “ndotur” dhe duhet të propozohet një zgjidhje rehabilituese duke hartuar një projekt të quajtur Projekti Operacional i Rehabilitimit.

TESTI PILOT

Për të arritur zgjidhjen më të mirë të zbatueshme dhe për të optimizuar kostot dhe kohën e ndërhyrjes, është e nevojshme të realizohen teste pilot në laborator dhe në fushë.

PROJEKTI OPERACIONAL REHABILITUES (ORP)

ORP (Operational Rehabilitation Project) përmban zhvillimin dhe zbatimin e një projekti operacional që synon të arrijë në nivel risku të pranueshëm me gjendjen e ndotjes. Ndërhyrja e propozuar në ORP duhet të përfaqësojë zgjidhjen më të mirë të zbatueshme për të zgjidhur problemin specifik të ndotjes sipas parimit komunitar BATNEEC (Best Available Techniques Not Entailing Excessive Costs).

NDËRHYRJA REHABILITUESE

Ndërhyrja përfshin ekzekutimin e ORP të autorizuar nga institucionet përkatëse. Gruppo ITQ dhe Biosearch Ambiente janë kompani të autorizuara për rehabilitimin e zonave të ndotura.